Jo vetëm PSG, talenti i Sporting në “radarët” e Chelsea e Liverpool

Futboll

Jo vetëm PSG, talenti i Sporting në “radarët” e Chelsea e Liverpool

Më: 28 maj 2023 Në ora: 13:09
Manuel Ugarte

I konsideruar si një prej talenteve më premtues në repartin defensiv të mbrojtjes, urguajani i Sporting Lisbon, Manuel Ugarte prej kohësh tashmë është në “shënjestrën” e “gjigandëve” të Evropës, me ekipe nga Premier League e Ligue 1, që janë të interesuar për 22-vjeçarin.

Sipas raportimeve të mediave britanike, përveç francezëve të PSG, tashmë për Ugarte interesohen shumë dhe “blutë” e Chelsea, si dhe “të kuqtë” e Liverpool, me lojtarin që i përshtatet shumë lojës së Premier League.

Chelsea e kërkon atë për të “transformuar” në mënyrë përfundimtare mesfushën, pas largimit të Jorginho e të Kovacic, që pritet të largohet në merkaton e verës.

Në krahun tjetër, Ugarte pëlqehet shumë nga tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp, i cili e sheh 22-vjeçarin si zëvendësuesin perfekt të Fabinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat