Gjilani - Ballkani, formacionet zyrtare

Futboll

Gjilani - Ballkani, formacionet zyrtare

Më: 28 maj 2023 Në ora: 14:13
Atmosfera në Therandë

Gjilani është nikoqir i Ballkanit në kuadër të xhiros së 36-të në Albi Mall Superligë.

Përkundër se gjilanasit janë në cilësinë e skuadrës vendase, ky duel do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë me marrëveshje të dy skuadrave.

Kjo për faktin se Ballkani do ta festoj titullin e dytë të kampionit në histori të klubit dhe e kishin bërë një kërkesë të tillë në drejtim të skuadrës mysafire.

Të dy skuadrat luajnë pa ndonjë presion, pasi Ballkani tanimë matematikisht ka siguruar titullin dhe Gjilani e ka të sigurt pozitën e tretë në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Islami, Jashari, Prekazi, Hoxha, Musolli, Ramadani, Ismaili, Cale, Zabërgja, Zeka.

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Emërllahu, Kuc, Zyba, Korenica, Gripshi, Rrahmani.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat