Italia publikon listën e lojtarëve për sfidën ndaj Spanjës

Futboll

Italia publikon listën e lojtarëve për sfidën ndaj Spanjës

Më: 30 maj 2023 Në ora: 13:50
Lista

Më 15 qershor kompeticioni më i ri për ekipet Kombëtare në Evropë, Nations League do të zhvillojë për hertë të 2-të në historinë e saj fazën e “play-off” për të përcaktuar fituesin e turneut, teksa këtë herë në gjysmë-finale do të përballen Hollanda me Kroacinë dhe Spanja me Italinë, në 2 përballje që premtojnë vetëm spektakël.

Ndërkaq, ditën e sotme, tekniku i Kombëtares italiane, Roberto Mancini ka prezantuar dhe 26 lojtarët që ka vendosur të përdorë për sfidën ndaj Spanjës e në rast fitoreje, për finalen e madhe të Nations League.

Përsa i përket portës, tekniku italian ka thërritur, portierin e PSG, Gianluigi Donnarumma, atë të Napoli, Alex Meret dhe portierin e Empoli, Guglielmo Vicaro. Reparti defensiv plotësohet nga mbrojtësit i Leçe, Federico Baschirotto, mbrojtësit e Juventus, Leonardo Bonuçi e Federico Gatti, Alessandro Florenzi nga Milan, Giovanni di Lorenzo nga Napoli, Leonardo Spinazzola nga Roma, si dhe Alessandro Buongiorno nga Torino.

Për “dirgjimin” e lojës së mesfushë, tekniku Mancini ka përzgejdhur plot 8 lojtarë, ku më konkretisht nga Roma janë thirrur Bryan Cristante e Lorenzo Pellegrini, nga Sassuolo, Davide Frattesi, nga Juventus, Manuel Locatelli, nga Monza Matteo Pessina, nga Arsenal, Jorginho, nga PSG, Marco Verratti, si dhe bën rikthimin e tij në Kombëtaren e “të kaltërve”, Nicolo Zaniolo.

Ndërkaq, për repartin e sulmit janë përzgjedhur dyshja e Lazio, Zaçagni-Ciro Immobile, Ngnoto nga Leeds United, Domenico Berardi nga Sassuolo, Federico Chiesa nga Juventus, Giacomo Raspadori nga Napoli dhe Mateo Retegui nga Tigres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat