Hakimi e kërkon largimin nga PSG-ja

Futboll

Hakimi e kërkon largimin nga PSG-ja

Më: 30 maj 2023 Në ora: 14:42
Hakimi

Achraf Hakimi po mendon të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë verës që po vjen.

Mbrojtësi i djathtë maroken i kaloi dy sezone në “Parkun e Princave”, ndërsa tash konsideron se ka ardhur koha për ta provuar një eksperiencë të re.

Por, klubi që e do ish-futbollistin e Real Madridit dhe të Interit duhet të bëjë sakrifica.

Kjo për faktin se lojtari ka kontratë me parisienët deri në vitin 2026 me një rrogë vjetore prej 10 milionë eurosh.

Hakimi kishte përfunduar në Paris në vitin 2021 për 68 milionë euro.

Këtë sezon, mbrojtësi i krahut i ka zhvilluar 38 ndeshje dhe i ka realizuar 5 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat