Bylisi “shkrin” skuadrën që ra nga kategoria

Futboll

Bylisi “shkrin” skuadrën që ra nga kategoria

Më: 31 maj 2023 Në ora: 18:54
Logo e Bylisit

Skuadra e Bylisit luftoi deri në fund për arritjen e objektivit primar të sezonit futbollistik, qëndrimin në Superiore, por në fundin e kampionatit nuk ia doli të renditej të paktën në vendin e tetë (u rendit Erzeni në këtë pozicion).

Zhgënjimi për rënien po pasohet me të tjera zhvillime në skuadrën ballshiote. Kështu, këtë të mërkurë, drejtuesit e klubit kanë zyrtarizuar ndarjen me të paktën 14 lojtarë.

Praktikisht, bëhet fjalë për “shkrirjen” e ekipit dhe nisjen e ndërtimit të një skuadre të re, me objektiv kthimin sa më shpejt në elitë.

Njoftimi i Bylisit:

“Të nderuar sportdashës mallakastriotë, mbyllja e sezonit nuk ishte ajo që donim e që shumë kishim ëndërruar, por ju premtojmë se do të rikthehemi më të fortë!

Nga sot, kemi nisur punën për sezonin e ri, ndaj ju bëjmë me dije se: Stivian Janku, Aleksandër Damçevski, Vasil Zhongo, Mevlan Adili, Vangjel Zguro, Joalisson Santos, Kristi Kote, Esquerdinha, Charles Atchimene, Anthony Beji, Tomoiuki Doi, Brice Tutu dhe Abu Danladi nuk janë më pjesa jonë.

Klubi ynë i falënderon për kontributin e dhënë dhe u uron suksese në vijimin e karrierës së tyre!

Së bashku më të fortë, së bashku me Bylisin!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat