Leipzig dhe Eintracht Frankfurt përballen sonte në finalen e Kupës së Gjermanisë

Futboll

Leipzig dhe Eintracht Frankfurt përballen sonte në finalen e Kupës së Gjermanisë

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Gjermanisë, mes Leipzigut dhe Eintracht Frankfurtit.

Leipzigu synon që ta mbrojë trofeun e fituar vitin e kaluar, që ishte edhe i pari në histori të klubit në këtë garë.

Në fakt, “Demat e Kuq” do të luajnë për herë të tretë radhazi në finale të Kupës, garës së dytë më të rëndësishme në Gjermani.

Në anën tjetër, Eintracht Frankfurti e ka fituar pesë herë trofeun e Kupës dhe sonte e synon të gjashtin në histori.

“Shqiponjat” për herë të fundit kishin triumfuar në vitin 2015.

Finalja e këtij viti do të zhvillohet nga ora 20:00, në “Olympiastadion” të Berlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat