Milani nuk lëshon pe

Futboll

Milani nuk lëshon pe

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 23:12
Milani

U luajtën mbrëmjen e sotme 5 duelet e fundit të Serisë A, ku u shënuan plot 20 gola.

Milani dhe Roma nuk lëshuan pe, respektivisht përballë Veronës dhe Specias, duke triumfuar në shtëpi dhe duke dërguar Veronën dhe Specian në ndeshjen shtesë (11 qershor) në ndeshjen e “Play-Out”-it, që do të vendosë se cila skuadër do të qëndrojë në elitën e futbollit italian dhe cila prej tyre do të zbresë një kategori më poshtë. 

Ndërkohë në duelet e tjera, Juventusi e mbylli sezonin me triumfin 0-1 në transfertë ndaj Udinezes falë golit të Kiezës, ndërkohë që fitore bindëse edhe për Atalantën ndaj Monzës me rezultatin 5-2.  

Me rezultatin 2-3 u mbyll dhe dueli tjetër mes Leçes dhe Bolonjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat