Ish-mesfushori i Kukësit e mbyll në Austri

Futboll

Ish-mesfushori i Kukësit e mbyll në Austri

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 16:05
Albin Gashi

Ish-mesfushori i Kukësit e mbyll në Austri, klubi e lë lojtar të lirë!

Albin Gashi nuk do të jetë më futbollisti i SV Horn në kampionatin austriak të futbollit.

Kontrata e ish-mesfushorit të Kukësit ka përfunduar me fundin e këtij sezoni dhe klubi nuk e ka rinovuar.

Në këtë mënyrë, Gashi largohet pas 1 sezoni e gjysmë ku në 43 ndeshje ka arritur të shënojë 5 gola si edhe ka ndihmuar skuadrën me 6 asiste.

Skuadra e tij u rendit në vendin e katërt në ligën e dytë austriake, duke mos arritur të ngjitet në Superligë.

Tashmë, mesfushori i krahut të djathtë do të kërkojë për një tjetër aventurë. 26-vjeçari e njeh edhe futbollin shqiptar, duke qenë se ka luajtur me fanellën e Kukësit në 33 ndeshje por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat