Klubi nga Arabia Saudite i bën ofertë zyrtare Sanchezit

Futboll

Klubi nga Arabia Saudite i bën ofertë zyrtare Sanchezit

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 17:13
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez mund të jetë futbollisti i radhës që do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se kilianit i ka bërë ofertë zyrtare Al-Fateh.

Klubi saudit thuhet se i ka ofruar Sanchezit kontratë një-vjeçare, me opsionin për të vazhduar edhe për një tjetër vit.

34-vjeçarit gjithashtu i kanë ofruar pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat