Skuadra shqiptare fillon përgatitjet për Champions League

Futboll

Skuadra shqiptare fillon përgatitjet për Champions League

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 22:11
Struga Trim Lum

Futbollistët e kampionit të ri të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, sot kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri. 

Pas një pauze disaditëshe, trajneri Shpëtim Duro dhe ndihmësit e tij, sot janë takuar sërish me lojtarët e tyre, ku kanë shpalosur planet për fazën përgatitore dhe gjithçka që i pret në sezonin në të cilin do të luajnë në kuadër të kualifikueseve për Champions League. 

Duro e informoi ekipin për objektivat e këtij sezoni, ku synimi kryesor do të jetë mbrojtja e titullit, por edhe performanca sa më e mirë në Europë.

Skuadra ka mbajtur seancën e parë stërvitore, ndërsa pjesa e parë e përgatitjeve do të zhvillohet në Strugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat