Skuadra e Interit arrin në Stamboll

Futboll

Skuadra e Interit arrin në Stamboll

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 23:32
Interi

Skuadra e Interit ka arritur në hotelin e tyre në Stamboll këtë mbrëmje për t’u akomoduar para finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester City, ku Denzel Dumfries pati një moment ku nuk dukej mirë

Ndeshja fillon të shtunën në ora 21:00 në stadiumin “Ataturk”.

Natyrisht, turku Hakan Calhanoglu pati pritjen më të ngrohtë nga tifozët lokal të cilët ishin aty për ta përshëndetur atë.

Presidenti Steven Zhang po ashtu ka udhëtuar me skuadrën, bashkë më të ishin edhe drejtorët: Beppe Marotta, Piero Ausilio dhe Javier Zanetti.

Kishte edhe një moment komik kur Dumfries ishte duke dalë jashtë autobusit të skuadrës dhe u shpërqendrua nga pamjet, duke u rrëzuar në hapin e fundit.

Të paktën ai e pranoi me humor të mirë këtë, sidomos kur dikush me humor bërtiti “penallti".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat