Suarez flet për të ardhmen e tij

Futboll

Suarez flet për të ardhmen e tij

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 18:38
Suarez

Lionel Messi vendosi për të ardhmen e tij teksa sezonin e ardhshëm do ta shohim në Amerikë, tek Inter Majemi.

Pas transferimit të tij, në media kanë nisur aludimet se në ekip do ti bashkohet dhe miku i ngushtë, Luis Suarez.

Qendërsulmuesi uruguajan, i cili aktualisht luan për Gremio, ka folur për “El Observador”. Ai ka sqaruar se është i lumtur te skuadra braziliane dhe se nuk do të largohet.

“Nuk ka gjasa të largohem, jam i lumtur te Gremio dhe kam kontratë deri në verën e vitit 2024”, deklaroi Suarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat