Guardiola: Ne duhet të përpiqemi të mbrohem

Futboll

Guardiola: Ne duhet të përpiqemi të mbrohem

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 00:13
Guardiola

Gjatë konferencës së tij për shtyp para finales së Ligës së Kampionëve në mes të Manchester City dhe Interit, Pep Guardiola është pyetur së cilët lojtarë të Zikaltërve mendon që ai do t’i shkaktojnë probleme më së shumti gjatë të shtunës skuadrës së tij

Duke u përgjigjur, Guardiola identifikojë dy lojtarë të Simone Inzaghit që ai beson se kanë kualitet në formacionin e tij titullar.

Të parin, trajneri i City e theksoi portierin e Interit, Andre Onana, për të cilin ai beson së është përshtatur shumë mirë për stilin si luan lojën Inzaghi.

“Për mënyrën si ata luan. Presion i lartë, Onana është një portier i madh”, tha Guardiola për media në Stamboll të premten në mbrëmje.   

Kamerunasi ka qenë në formë të mirë sidomos në fushatën e Interit në Ligën e Kampionëve, duke regjistruar tetë ndeshje pa pranuar gol nga 10 ndeshje të luajtura deri me tani në këtë garë këtë sezon.

Guardiola po ashtu është adhurues i një tjetër lojtari të mbrojtjes së Interit,. Ai po ashtu e ka pranuar që është mërzitur duke e parë atë. “Bastoni në anën e majtë.

Kualiteti që ka ai në lidhje me sulmuesit, aftësia që ai ka për të bërë pasime ekstra”.

Mbrojtësi 24 vjeçar ka startuar në 11 ndeshje si titullar i Interit nga 12 ndeshje në Europë për sezonin 2022/23, duke bërë tre asiste gjatë kësaj rruge, përfshirë atë kundër Barcelonës dhe Viktoria Plzen në grupe dhe një kundër benficas në çerekfinale.

“Ne duhet të përpiqemi të mbrohemi, por nuk e di si, por të mbrohemi nga këto lidhje”, vazhdoi Guardiola.

“Me top, do të përpiqemi të sulmojmë. Vështirë do të jetë kundër pesë futbollistëve në mbrojtje, ne do të përpiqemi që të gjejmë një zgjedhje sa më efektive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat