Sot, finalja e Ligës së Kampionëve

Futboll

Sot, finalja e Ligës së Kampionëve

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Sonte, me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Ataturk Olympic” do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit.

Pasi që u shpall kampion i Premier Ligës dhe e fitoi trofeun e FA Cup, Manchester City synon triumfin në Ligën e Kampionëve që ta kompletojë tripletën.

Në anën tjetër, Interi arriti ta fitojë tripletën në vitin 2010, ndërsa sot e kërkon trofeun e garës më prestigjioze evropiane për të katërtën herë në historinë e klubit.

Për ta siguruar finalen, në gjysmëfinale, Interi e eliminoi Milanin me rezultat të përgjithshëm 3:0, kurse City e eliminoi Real Madridin, duke e mposhtur brenda dy ndeshjeve 5:1.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është i vetëdijshëm për cilësinë e kundërshtarit që e ka përballë sot, por ka insistuar se e bukura e futbollit është që skuadra favorite nuk fiton gjithmonë.

Fakt interesant është që të tri finalet e fundit të kësaj gare u vendosën nga një gol mes minutës së 40’ dhe të 60’.

21:00 - Manchester City – Inter (Stadiumi Ataturk Olympic)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat