Çfarë flitet për Casillasin?

Futboll

Çfarë flitet për Casillasin?

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:12
Iker Casillas

Kanë kaluar më shumë se dy vite që kur Iker Casillas dhe Sara Carbonero i dhanë fund lidhjes së tyre, pas 11 vitesh martesë dhe dy fëmijëve të përbashkët.

ÇQë prej ndarjes, ish-portieri i Real Madridit ka qenë i lidhur me disa vajza, edhe pse duket se asnjëra nuk ka qenë plotësisht solide.

Javën e kaluar, nderimet për Joaquín Sánchez u mbajtën në “Benito Villamarín”. Kjo ngjarje bëri bashkë Eva González dhe Iker Casillas. Prezantuesja ishte me sevilianët, ndërsa ish-portieri luante në ekipin e legjendave.

Të dy kishin një lidhje romantike nga viti 2005 deri në vitin 2008. Diçka që ka tërhequr shumë vëmendjen dhe spekulohet se ata po jetojnë një romancë të re së bashku. Pas më shumë se 15 vitesh pa folur, ata u shkrinë në një përqafim shumë të dashur.

Sevilianja është gjithashtu beqare dhe pikërisht vitin e kaluar njoftoi se lidhja e saj me Cayetano Rivera kishte marrë fund. “Europa Press” e pyeti Eva për ngjarjen dhe ajo i shpjegoi se gjithçka “ishte shumë e bukur dhe shumë emocionuese”. Kur u pyet për ribashkimin e tij me Casillas, ajo heshti, diçka që ngjall edhe më shumë dyshime.

Disa burime theksojnë se pas ribashkimit, ish-portieri i Real Madridit e ka ndjekur sërish prezantuesen në rrjetet e saj sociale. Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka komentuar për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat