Shqiptarët e Zvicrës të pafat, mposhten pas 120 minutave nga Spanja

Futboll

Shqiptarët e Zvicrës të pafat, mposhten pas 120 minutave nga Spanja

Nga: K. Goca Më: 1 korrik 2023 Në ora: 23:58
Pamje nga ndeshja

Spanja U21 kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Zvicra ka pësuar humbje pas 120 minutave me rezultat 2:1 nga spanjollët, në takimin që u zhvillua në stadiumin

“Superbet Arena” në Bukuresht. 

Ndeshjen e përcollën 3.861 shikues.

Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (1:1).

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Ardon Jashari e Kastriot Imeri, u paraqitën titullarë për Zvicrës U21.

Djelmoshat e Zvicrës luftuan maksimalisht por të pafat në duel me spanjollët.

Imeri u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 27-të. 

Jashari u zëvendësua në minutën e 74-të dhe Imeri në atë të 85-tën.

Në minutën e 68-të, futbollisti Sergio Gomez ka realizuar për epërsinë 1:0. 

Në minutën e 90+1, Amdouni ka barazuar rezultatin 1:1.

Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, Miranda në minutën e 103-të ka shënuar për fitoren dhe kualifikimin e Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat