Mesfushori i Kombëtares shqiptare drejt transferimit

Futboll

Mesfushori i Kombëtares shqiptare drejt transferimit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 21:33
Arbnor Muçolli

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Arbnor Muçolli me shumë gjasa do të vijojë karrierën në elitën e futbollit suedez, teksa bëhet me dije se 23-vjeçari ka arritur akordin me skuadrën e Goteborgut, që ka një histori tepër të suksesshme, pasi në sezonet 1981/82 dhe 1986/87, ka arritur të fitojë dy herë Kupën UEFA (sot Liga e Europës).

Gjithashtu Goteborgu numëron edhe 18 kampionat, 8 Kupa Suedie dhe 1 Superkupë.  

Për sa i përket futbollistit shqiptar, bëhet me dije, se Muçollit i skadoi kontrata më 1 korrik me skuadrën daneze Vejle. Sipas mediave suedeze, palët janë marrë vesh dhe zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti. 

Muçolli ka shënuar 24 gola dhe 25 asistime në 161 ndeshje të luajtura për Vejlen daneze.

Ai është aktivizuar edhe në 3 ndeshje miqësore me Shqipërinë dhe 10 me Kombëtaren Shpresa të Alban Bushit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat