Ndodh edhe kjo, klubi Superiores hap llogari për ndihmë nga tifozët

Futboll

Ndodh edhe kjo, klubi Superiores hap llogari për ndihmë nga tifozët

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 22:00
Erzeni

Erzeni, klubi që është pjesë e elitës së futbollit shqiptar, kërkon mbështetje financiare nga tifozë.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen në “Facebook”, bëhet me dije se drejtuesit shijakas, kanë hapur një llogari në “Go Fund Me”, që tifozët të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe jo vetëm, të kenë mundësi që të derdhin para për ta ndihmuar skuadrën në aspektin finanaciar.

"Përshëndetje të nderuar tifozë të ekipit tonë të zemrës KF Erzeni.

Për shkak kërkesave të shumta të qytetarëve shijakas qe jetojnë jashtë shtetit, për të ndihmuar ekipin nga ana financiare ne kemi hapur GoFund. Kush dëshiron mund te kontribuojë në financat e klubit.

Të bashkuar jemi më të fortë", njofton KF Erzeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat