Gati 3 super goditje

Futboll

Gati 3 super goditje

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 15:43
Jose Mourinho

Roma nuk ndalet më dhe Thiago Pinto po kërkon të realizojë tre goditje të tjera të rëndësishme.

Klubi verdhekuq ka blinduar në këto orë sulmuesin e së ardhmes: Marcos Leonardo. Lojtari i Santos është gati të transferohet në Romë, por nuk do të jetë i vetmi.

Bashkë me sulmuesin mund të vijë edhe portieri i ri.

Jose Mourinho e di se në fund të sezonit do të humbasë Rui Patricio-n dhe pikërisht për këtë arsye po kërkon të sigurojë një përforcim.

Profili i përzgjedhur është ai i Frederik Ronnoë, portier i Union Berlin-it.

Profili i fundit i gjetur është ai i Joao Mario-s, jo ish-lojtari i Inter-it, por mbrojtësi i krahut i Porto-s. Do të shohim nëse Pinto do t’ia dalë edhe në këtë rast të mbyllë operacionin.

Thiago Pinto kundër të gjithëve. Drejtuesi i Roma-s pavarësisht shtrëngimeve të Fair Play-t Financiar, po kërkon të përforcojë skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat