Kjo është nota për Ylber Ramadanin! Lecce një pikë larg liderit italian 

Futboll

Kjo është nota për Ylber Ramadanin! Lecce një pikë larg liderit italian 

Nga: K. Goca Më: 22 shtator 2023 Në ora: 23:05
Ylber Ramadani - i pari djathtas me ekipin e Lecces

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani, është ndër më të mirët në ndeshjen e mbrëmjes së sotme në fanellën e Lecce-s.

Ramadani ka treguar lojë shumë të mirë duke iu gëzuar fitores së Lecce-s, me rezultat 1:0 kundër Genoa-s, në takimin e javës së 5-të në Serie A.

Ylber Ramadani është vlerësuar me notën 7.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Zëvendësuesi Remi Oudin, autor i golit në minutën e 83-të, është vlerësuar me notën 7.4.

Djali nga Kosova po shijon ditët e arta me Leccen, në pesë javët  e para, 3 fitore e 2 barazime, duke u renditur në vend të dytë me 11 pikë, një pikë larg liderit Lecce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat