Sot, me fillim në orën 15:00, në të gjitha terrenet e ligës së dytë të futbollit maqedonas zhvillohen ndeshjet e javës së gjashtë të sezonit vendor, ku pritet të ketë disa ndeshja vërtet të “nxehta”.
Padyshim ndeshja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin e Vrapçishtit aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat pretendente për kreun e tabelës Besa e Dobërdollit që aktualisht me 12 pikë mbanë pozitën e tretë, kundër Kozhufit të Gjevgjelisë e cila për momentin mban pozitën e liderit më 15 pikë maksimale.
“Kjo ndeshje është një derbi i vërtet që motivon të gjithë futbollistët të japin më të mirën nga vetja e tyre. E dimë se do të kemi përkrahjen e tifozëve tanë, andaj nuk na mbetet asgjë tjetër pos të japim maksimumin dhe të shënojmë fitore të sigurt për tu kthyer në pozitën e parë”, deklaroi futbollisti me përvojë Burim Sadiki.
Arsimi para tifozëve vendas përballet me Vardarin e Negotinës ku alternativë të vetme ka fitoren dhe tri pikët e sigurta.
Në Kumanovë Bashkimi përballet me Kamenica Sasa dhe e ka radhën që pas dy humbjeve të shënon fitore .
Teteksi në Tetovë takohet me njërën nga skuadrat pretendente për kreun e tabelës ekipin Detonit Pllaçkovica. Pelisteri është nikoqire e Karaormanit, Ohri përballet Skopjen , Pobeda në Prilep pretë Novacin, ndërsa Osogova është nikoqire e Bellasicës.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot me fillim në ora 15:00.
Në xhiron e VI-të, takohen: Ohri – Skopje, Arsimi- Vardari, Pelisteri – Karaormani, Besa – Kozhufi, Teteksi – Detonit Plaçkovica, Bashkimi – Kamenica Sasa, Pobeda – Novaci dhe Osogova – Bellasica.