Formacionet e sfidës Barcelona - Sevilla

Futboll

Formacionet e sfidës Barcelona - Sevilla

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 20:29
Formacionet

Në orën 21:00, në “Estadio Olimpico”, “katalanasit” e Barcelona do të përballen me “andaluzianët” e Sevilla, në sfidën e vlefshme për javën e 8 të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Xavi i ka rreshtuar “katalanasit” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur gjermani, Marc-Andre ter Stegen. Në krahët e mbrojtjes janë Balde e Joao Cancelo, me qendrën që mbulohet nga Christensen e Kounde. “Dirigjimi” i lojës i është besuar treshes Raphinha, Gundogan e Gavi, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Joao Felix, Lamine Yamal e “bomberi” polak, Robert Lewandowski.

Në krahun tjetër, “andaluzianët” e teknikut, Jose Luis Mendillibar janë rreshtuar me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Nyland e para tij në mbrojtje Sanchez, Bade, Ramos e Pedrosa.

Më të tërhequr në mesfushë janë Jordan e Djibril Sow, ndërsa Ocampos, Rakitic e Lamela janë vendosur pas sulmuesit të vetëm, Dodi Lukebakio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat