Sot nga ora 15:00, Maqedonia përballet me Ukrainën

Futboll

Sot nga ora 15:00, Maqedonia përballet me Ukrainën

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 13:26
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë së Veriut sot në stadiumin “Epet Arena” të Pragës do të përballet me Ukrainën, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian i cili do të mbahet në Gjermani në vitin 2024.

Barazimi ndaj Italisë si dhe fitorja ndaj Maltës ka ngritur ndjeshëm moralin tek futbollistët e vendit të cilët duken maksimalisht të përgatitur për të marrë rezultat sa më pozitiv ndaj Ukrainës.

Me një fitore eventuale ndaj ukrainasve, Maqedonia e Veriut do të bënte një hap para drejt kualifikimit në Evropian, ndërsa me një humbje minimale me shumë gjasa do të minimizonte shanset për të siguruar biletë për këtë kompeticion madhor. Sa u takon mungesave ne formacion tek përfaqësuesja e vendit jashtë kombinimit mbetet Gjoko Zajkov, ndërsa futbollistët e tjerë janë të gatshëm për lojë.

Ndeshja nis nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat