Pak bileta të shitura, Barcelona e shtyn ndeshjen për nder të legjendës

Futboll

Pak bileta të shitura, Barcelona e shtyn ndeshjen për nder të legjendës

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 17:20
Pamje nga një ndeshje

Barcelona ka vendosur të shtyjë ndeshjen për nder të legjendës Johan Cruyff, e cila duhej të luhej të dielën mes legjendave të të klubit dhe një skuadre nga AFE (Asociacioni Spanjoll i Futbollit).

Klubi “Blaugrana” u tërhoq dhe vendosi ta riprogramojë ngjarjen, duke e përfshirë atë në kalendarin e eventeve që do të organizohen në vitin 2024, për të festuar 125-vjetorin e klubit.

Barcelona nënvizoi gjithashtu se do të ishte mirë që kjo ndeshje përkujtimore të luhej në stadiumin e rinovuar “Camp Nou”, por e vërteta është tjetër.

Siç raporton “As”, drejtuesit kanë dashur të shmangnin imazhin e keq të një “Montjuic” gjysmë të mbushur, duke qenë se deri dje numri i biletave të shituara ka qenë relativisht i ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat