Milani planifikon të ardhmen

Futboll

Milani planifikon të ardhmen

Më: 10 janar 2024 Në ora: 14:38
Milani

Milani po mendon për merkaton e janarit, por edhe për sezonin e ardhshëm.

Klubi kuqezi ka filluar të planifikojë lëvizjet për verën e ardhshëm dhe skuadra aktuale ndahet në tre grupe të mëdha: ata që e kanë të sigurt qëndrimin në Milano, ata që do të largohen dhe ata që janë në dyshim.

 Kush qëndron – Pikëpyetja më e madhe lidhet me trajnerin. Nëse Pioli do të qëndrojë do të jetë vendimtar në ndërtimin e organikës, një trajner i ri do të kishte ide dhe kërkesa të reja.

Gjithsesi klubi synon që të mbajë “yjet”, prandaj Maignan, Theo dhe Leao nuk janë në shitje, ndonëse kërkohen nga shumë klube. Vetëm ndonjë ofertë e çmendur mund të merret në konsideratë nga Milani. Të sigurt e kanë qëndrimin edhe kapiteni Calabria, Thiaw, Bennacer dhe Tomori.

Të pakta janë mundësitë që të largohen edhe Okafor dhe Chukwueze, që erdhën këtë verë dhe kanë kontratë deri në vitin 2028. Reijnders, Pulisic, Loftus-Cheek dhe Musah janë pjesë e së ardhmes së Milanit.

Kush largohet – Krunic e ka të sigurt largimin, pasi i ka prishur marrëdhëniet me klubin. Caldara gjithashtu është me valixhe në duar, pasi ka muaj që nuk luan. Mirantes dhe Kjaerit u skadon kontrata në verë dhe shanset për të rinovuar janë të pakta. Të rinjë e klubit kuqezi kanë treguar vlera (Simic, Jimenez, Zeroli, Bartesaghi dhe Traoré) por kanë nevojë që të luajnë që të konfirmohen. Prandaj disa prej tyre mund të huazohen që të fitojnë eksperiencë.

Kush është në dyshim – Ka edhe nga ata që kanë vendosur klubin në dilemë, nëse duhet të qëndrojnë apo jo. Pellegrino, që erdhi në verë dhe u dëmtua që në ndeshjen e parë, situata e tij do të vlerësohet në muajt e ardhshëm. Florenzi dhe Pobega gjithashtu nuk e kanë vendin e sigurtë. Giroud do të vendosë në pranverë se çfarë do të bëjë (francezi mund të shkojë në MLS), ndërsa Jovic po mundohet të konfirmohet..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat