Fiorentina gati listën me dy “bomber” italianë

Futboll

Fiorentina gati listën me dy “bomber” italianë

Më: 12 janar 2024 Në ora: 12:40
Fiorentina

Pas 3 sezoneve të mira, te Spezia, “bomberi” nga Angola, M’Bala Nzola bëri “hapin e madh” në karrierë”, teksa u transferua gjatë merkatos së verës, që sapo lamë pas, te “Violët” e Fiorentina, për shifrën e 12.6 milionë eurove, mirëpo që prej kalimit në Firenece, Nzola nuk po arrin të “zhbllokohet” në fushën e blertë, teksa në 27 përballje ka arritur të shënojë vetëm 3 gola e të dhurojë 2 asistime.

Të tilla performanca kanë shtyrë bordin e “Violëve” të mendojnë për një emër të ri në majën e sulmit, me 27-vjeçarin angolez, që tashmë është pranë transfeirmit nga Cagliari, duke lënë kështu një boshllëk goxha të madh, në sulmin e Fiorentina-s, skuadër e cila po “lufton” në 3 fronte këtë sezon, Coference League, Kupën e Italisë, si dhe për një “biletë” të kupave evropiane, në Serie A, për sezonin e ardhshëm.

I pari në listën e skuadrës nga Firence është “bomberi” i “Verdhekuqve” të Roma-s, Andrea Belotti, i cili që prej largimit nga Torino, nuk është se ka qenë në formën e tij më të mirë, mirëpo në një skuadër ku pritet të ketë më shumë minuta në fushën e blertë pritet rikthimi i formës së mirë, që dikur kishte te “Demat” e veriut të Italisë.

Më pas në listë vjen “Merimanga” e Juventus, Moise Kean, me 23-vjeçarin, i cili për këtë sezon ende nuk ka arritur të dërgojë topin në rrjetë, duke zhgënjyer jo pak, teknikun Massimiliano Allegri, i cili kishte pritshmëri të mëdha për sulmuesin, mirëpo me transferimirn, në një ekip ku mund të ketë më pak presion pritet që diçka të ndryshojë e pse jo të shfaqë potencialin e tij të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat