Struga Trim Lum nesër niset për në Antalia

Futboll

Struga Trim Lum nesër niset për në Antalia

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:04
Struga Trim Lum

FC Struga përfundoi me fazën e parë përgatitore në Strugë.

Kampionia e dimrit të shtunën nisen për në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve.

Në Antalia, ata kanë caktuar disa ndeshje kontrolluese kundër skuadrave të FC Orenburg nga Rusia, FC Arka Gdynia dhe FC LKS Lodz nga Polonia si dhe kundër FC Chernomorets Odesa nga Ukraina.

Ditë më parë struganët luajtën një miqësore ndaj karaormanit dhe fituan me rezultat 4-1.

Golat i shënuan: Besart Ibraimi, Senad Jaroviç, Bassirou Compaore dhe Bunjamin Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat