Një tjetër rikthim romantik

Futboll

Një tjetër rikthim romantik

Më: 24 janar 2024 Në ora: 20:29
Havier Çiçarito Hernandez

Një tjetër rikthim romantik për Havier Çiçarito Hernandez! 

Pas 13 vitesh e gjysmë, sulmuesi meksikan e gjen veten përsëri në klubin ku nisi karrierën në futbollin profesionist.  

35-vjeçari është lojtari më i ri i Çivas!  Hernandez doli futbollist i lirë, pasi i tha lamtumirë Los Anxhelos Galaksi, të cilët nuk i ofruan rinovim. 

Çiçarito u rrit në sektorin e të rinjve të Çivas dhe bëri debutimin e tij në ekipin e parë në 2006.

Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares meksikane (52 gola në 109 ndeshje) u transferua te Mançester Junajtid në verën e vitit 2010 dhe më pas u huazua te Real Madrid në sezonin 2014-2015, duke u bërë idhulli i tifozëve pas një goli të shënuar në një derbi të Champions League kundër Atletiko Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat