Zhgënjeu në Ligue 1, Genoa kërkon në huazim sulmuesin protugez

Futboll

Zhgënjeu në Ligue 1, Genoa kërkon në huazim sulmuesin protugez

Më: 29 janar 2024 Në ora: 19:10
Genoa

Prej 10 dhjetorit nuk njeh humbje dhe tashmë renditet në vendin e 11-të me 28 pikë , në tabelën e klasifikimit të kampionatit italian të futbollit, Serie A, duke qëndruar vetëm 6 pikë larg zonës së Kupave të Evropës. Bëhet fjalë për skuadrën e Genoa, me “Kuqeblutë”, të saporikthyer në elitë, që shpresojnë një vend mes më të mirëve e për këtë duhen përforcime të reja.

Për këtë arsye, bordi i “Kuqebluve” ka vendosur t’i “dhurojë” teknikut, Alberto Gilardino, një sulmues të ri në këtë merkato janari, i cili pritet të përshtatet jo pak me skemat e italianit. Objektivi kryesor është 23-vjeçari portugez i francezëve Marseille, Vitinha, me këtë të fundit që nuk po gjen hapësirën e duhur te “gjigantët” e Ligue 1.

Vitinha u transferua në Francë gjatë janarit të vitit 2023 për 32 milionë euro nga Braga, por deri më tani nuk ka arritur të shkëlqejë siç duhet dhe tanimë në në gjurmët e lojtarit është vendosur Genoa që po bën të pamundurën për ta transferuar gjatë kësaj merkatoje, me italianët që kanë propozuar idenë e huazimit të sulmuesit deri në verë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, një propozim i tillë ka marrë “dritën jeshile” nga bordi i Marseille, të cilët shpresojnë se ndryshimi i ambientit mund t’i shërbejë edhe portugezit për të gjetur versionin e tij më të mirë dhe në orët e fundit të merkatos së dimrit mbetet me interes për t’u parë nëse ky operacion do të mbyllet me sukses, apo Vitinha do të vijojë të qëndrojë në Marseille. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat