Bayerni studion terrenin për mesfushorë

Futboll

Bayerni studion terrenin për mesfushorë

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 22:06
Bayern Munih

Bayern Munih është në garë për titullin kampion në Bundesliga dhe në kulmin e sezonit teksa nga ana tjetër është impenjimi në Champions League.

Megjithatë, kjo nuk i pengon drejtuesit bavarezë që të vijojnë punën për merkaton teksa synimi është përforcimi i repartit të mesfushës.

Nën shënjestër mbetet i zakonshmi Joao Palhinha nga Fulham. Gjermanët provuan edhe në janar, megjithatë në verë do të kenë kohën e duhur për të negociuar shifrat. Ndërkohë, një emër i ri në listën e bavarezëve është Adrien Rabiot.

Francezi që aktivizohet me Juventusin në Serie A, është në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe Bayern Munich do të tentojë ta joshë për ta transferuar me parametër zero në Bundesliga.

Të tjerë profile që aktualisht janë në listën e rekordmenëve gjermanë janë edhe Martin Zubimendi i Real Sociedad si dhe Federico Redondo nga Argentinios Juniors.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat