Besmir Bojku: Çdo ndeshje është histori në vete

Futboll

Besmir Bojku: Çdo ndeshje është histori në vete

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 22:07
Pamje nga një ndeshje

Ndeshjet me Rabotniçkin gjithmonë kanë qenë interesante për Struga Trim Lum.

Pavarësisht bilancit pozitiv që ka me këtë skuadër, Besmir Bojku, thotë se çdo ndeshje është histori në vete…

"E diela është e rezervuar për ndeshjen e parë të stinorit pranveror.

Kundërshtarë i yni i parë në këtë pjesë të dytë të sezonit do të jetë Rabotniçki. Vetëm një disfatë në 13 ndeshje kampionale ndaj “romantikëve”, bënë që neve në letër të jemi favorit.

Megjithatë Besmir Bojku në intervistën e tij, thotë se çdo ndeshje është histori në vete dhe se duhet të futemi me qëllimin e vetëm 3 pikët, nëse dëshirojmë të ecim me hapa të sigurtë drejt titullit", shkruan në faqen e FC Struga.

“Na pret një ndeshje e vështirë kundër Rabotniçkit.

Gjithmonë ndeshjet me këtë skuadër kanë qenë shumë interesante. është e vërtetë se kemi bilanc pozitiv, tradita flet në anën tonë, por çdo ndeshje është histori në vete, por sigurisht se nëse duam kreun e tabelës, duhet të futemi me të vetmin qëllim, 3 pikët e plota.

Mendoj se jemi përgatitur shumë mirë, kemi marrë ngarkesën e duhur në Antalia të Turqisëm aty ku shfrytëzuam në maksimum kushtet e mira që kishim dhe shpresoj që tani të marrim frutet e punës”.- thotë Besmir Bojku, i cili nesër kundër “romantikëve” do të zhvillojë ndeshjen e tij të 15-të.

9 fitore, 4 barazime dhe vetëm një disfatë, është epilogu personal i Bojkut në përballjet ndaj Rabotniçkit, ndaj së cilës skuadër golin e vetëm e kishte realizuar si pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Si pjesë e Struga Trim Lum, Bojku nuk njeh disfatë në ndeshjet ndaj skuadrës shkupjane të Rabotniçkit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat