Karton të kuq për pronarin, protesta e veçantë e tifozëve

Futboll

Karton të kuq për pronarin, protesta e veçantë e tifozëve

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 15:26
Pamje

Karton të kuq për pronarin, protesta e veçantë e tifozëve!

Tifozët e Reading, të martën e 20 shkurtit gjatë ndeshjes së kategorisë së tretë angleze (Liga 1) ku aktualisht qëndrojnë në vendin e 16-të në renditje, zhvilluan një protestë të fortë, kundër pronarëve të klubit e cila po e çojnë atë drejt shkatërrimit.

Mbështetësit e klubit të Ligës 1 kanë treguar kartonët e kuq dhe një pankartë ku shkruhej "Klubi ynë ka problem pronësie".

Çdo tifoz i pranishëm në stadium në takimin kundër Port Vales tregoi një karton të kuq duke kërkuar largimin e manjatit kinez Dai Yongge nga drejtimi i klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat