Operohet kapiteni Esati, përfaqësues të Besës i shkojnë për vizitë në shtëpi!
Skuadra e Besës nga Dobërdolli i Gostivarit për kohë të pacaktuar ka mbetur pa njërin prej lojtarëve kryesorë.
Kapiteni Xhemail Esati ishte lënduar në një ndeshje kontrolluese para fillimit të sezonit pranveror dhe me urdhër të profesionistëve shëndetësorë iu është dashur të operohet në Shkup.
Tani ai ndodhet në shtëpi dhe me këtë rast përfaqësues të skuadrës: Ylber Zeqiri (Komisar), Labinot Ameti (zëvendëskomisar) dhe Abdulla Jonuzi (zëdhënës) i kanë shkuar për vizitë lojtarit.