Atalanta kërkon Asllanin

Futboll

Atalanta kërkon Asllanin

Më: 28 maj 2024 Në ora: 23:02
Kristjan Asllani

Atalanta kërkon Asllanin, për Interin shqiptari është i pashitshëm!

Atalanta e vlerëson shumë Kristjan Asllanin si regjisor në mesfushë dhe do të ishte gati t'i besonte atij repartin sezonin e ardhshëm.

Lojtari shqiptar nuk ka luajtur shumë me Interin, por për momentin ai mbetet i pashitshëm për Marottan dhe Ausilion që besojnë në cilësitë e tij.

Drejtuesit e Atalantës do të ishin të gatshëm të hidhnin në tavolinë rreth 28 milionë euro, një shifër që nuk do ta ndryshonte mendjen e Interit. Kontrata e shqiptarit me milanezët skadon në vitin 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat