Plotësohet stafi i Vllaznisë

Futboll

Plotësohet stafi i Vllaznisë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 13:11
Vllaznia

Vllaznia ka nsiur ditën e djeshme punën për sezonin e ri.

Vllaznia kanë nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League.

Me kuqeblutë kanë dalë në stërvitje të gjitha lojtarët e afruar deri tani. Por jo vetëm kaq, pasi janë parë edhe “fytyra” të reja në stërvitje, lojtarë të rinj në moshë që janë marrë nga akademia.

Por përveç kësaj, në Shkodër kanë plotësuar edhe stafin e Thomas Brdariç. Kështu zëvendës trajner do të jetë Vioresin Sinani. Ish-sulmuesi i njohur shkodran që ka mbajtur veshur edhe fanellën e Kombëtares do të jetë krahu i djathtë i Brdaric.

Ndërkohë pjesë e stafit për sezonin e ri janë edhe Ergi Borshi, Aurel Locaj dhe Ideal Lekiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat