Një tjetër futbollist i lëndohet Holandës

Futboll

Një tjetër futbollist i lëndohet Holandës

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 15:53
Holanda

Ende pa nisur kampionati Evropian, tek Kombëtarja e Holandës kanë nisur të shfaqen problemet.

Pasi u lënduan dy nga lojtarët kryesor të ekipit, sërish një tjetër është lënduar.

Fjala është për futbollistin e Ajaxit, Brian Brobbey, i cili pësoi një lëndim gjatë stërvitjeve dhe u dashtë t’i ndërpriste ato më herët se pjesa tjetër e ekipit.

Thuhet se futbollisti ka pësuar një lëndim dhe tashmë është me fizioterapeutin dhe doktorët duke biseduar për gjendjen e tij.

Brian gjatë këtij sezoni zhvilloi 30 ndeshje me fanellën e Ajaxit, shënoi 18 gola dhe bëri 10 asiste.

Holanda do të jetë pjesë e grupit D, së bashku me Francën, Poloninë dhe Austrinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat