Orges Shehi u kërkon drejtuesve ish-mesfushorin e Kukësit

Futboll

Orges Shehi u kërkon drejtuesve ish-mesfushorin e Kukësit

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 12:14
Partizani

Partizani vazhdon intesivisht përgatitjet për sezonin e rid he krahas stërvitjes, drejtuesit po punojn edhe për përforcimet. Kështu Rodrigo Piloto është lojtari i parë që u është bashkuar “demave”.

Orges Shehi kërkon të tjera afrime dhe u ka barë të ditur drejtuesve se ish-mesfuhsori i Kukësit është i”preferuari” i tij. Theodoros Mingos pëlqehet shumë nga timonieri i kryeqytetasve dhe tashmë sipas “Futbolli  në Shqipëri” bëhet me dije se drejtuesit kanë nisur kontaktet me të.

Palët po diskutojnë mes tyre për një marrëveshje të mundshme me 26-vjeçarin.

Ky i fundit mbylli sezonin e Kukësit, ku në 16 ndeshje shënoi 1 gol ddhe asistoi në një tjetër rast. Mbetet të shihet nëse Mingos do të mbetet në Superiore apo do të largohet nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat