Kvaratskhelia, flet agjenti: Ai dëshiron titullin

Futboll

Kvaratskhelia, flet agjenti: Ai dëshiron titullin

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 11:40
Kvaratskhelia

PSG i ofroi Napolit 200 milionë euro për Kvaratskhelia dhe Osimhen, por De Laurentiis refuzoi.

jeorgjiani nuk është në treg, për klubin napoletan është i patransferueshëm.

Për Conte është i domosdoshëm. Ai do të jetë një nga referencat e skuadrës së sezonit të ri, ashtu si Di Lorenzo, me të cilin klubi e kishte mbyllur tashmë prej disa kohësh rinovimin.

Mamuka Jugel, agjenti i gjeorgjianit, i intervistuar gjatë Kampionatit Europian, deklaroi: “Kvaratskhelia pa Ligën e Kampionëve?

Ai dëshiron të fitojë titullin kampion. Për të ardhmen gjithçka varet nga presidenti i Napolit. E ka ai në dorë nëse duhet shitur Kvara apo do të rinovojë.”

Një hapje vendimtare, pra, për qëndrueshmërinë dhe zgjatjen e kontratës së gjeorgjianit me gjigantët blu të Serie A. Napoli nga ky këndvështrim ka qenë gjithmonë i qetë. De Laurentiis kurrë nuk kishte dyshime, e ka konsideruar gjithmonë të patransferueshëm anësorin gjeorgjian, që do të takohet me Conten në kampin stërvitor “Castel di Sangro”.

Një propozim zyrtar për rinovim iu dërgua Kvaratskhelia nga De Laurentiis dhe Manna me rastin e udhëtimit të të dyve në Gjermani. Pastaj pati një takim tjetër mes agjentit dhe Manna në Milano, javën e kaluar. Napoli po pret një përgjigje nga lojtari, pasi ka bërë ofertën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat