Ibra: A shihni thinja në flokët e mi?

Futboll

Ibra: A shihni thinja në flokët e mi?

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 14:28
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç ka folur për “New York Times”.

Suedezi, krahu i djathtë i Cardinale, foli për rolin e tij te Milani dhe ambiciet e klubit kuqezi: “Unë kam fjalën në shumë gjëra, duhet të sjell rezultate dhe të rris vlerën e klubit, duke ruajtur gjithmonë ambicien për të fituar. Nuk jam si dado për askënd, gjithsesi. Lojtarët janë të rritur dhe duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, edhe kur nuk jam unë aty”.

A do të doje të bëheshe trajner një ditë?

"Jo. A shihni thinja në flokët e mi? Le të flasim pas një jave si trajner. Jeta e një trajneri zgjat deri në 12 orë në ditë.

Nuk ke absolutisht kohë të lirë. Roli im është të lidh gjithçka; të jem lider nga lart dhe të sigurohem që struktura dhe organizimi të funksionojnë për t’i mbajtur të gjithë në këmbë", tha Ibra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat