Sprinti final për Niko Gonzales

Futboll

Sprinti final për Niko Gonzales

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 15:27
Niko Gonzales

Teksa ka përfunduar çështja e mbrojtësit në shtëpinë e Juventusit, tani drejtori Xhuntoli është përqendruar maksimalisht për të mbyllur marrëveshjet për lojtarët e sulmit.Bardhezinjtë duket se kanë thyer konkurrencën e Atalantës për Niko Gonzalesin dhe do të provojnë që ta mbyllin për 48 orë.

Në këtë pikë është bërë i rëndësishëm takimi që kanë pasur drejtuesit e “Zonjës” me ata të Fiorentinës, të cilët janë bindur për ta lënë të lirë argjentinasin, tani që u transferua Gudmunson nga Xhenoa.

Mirëpo problemi që duhet zgjidhur ka të bëjë me ofertën dhe kërkesën. Juvja jep 30 milionë euro për të, ndërsa ekipi violë kërkon 40 milionë. Xhuntoli kërkon që të përfshijë në këtë operacion disa lojtarë si Artur, i cili ka qenë në huazim në sezonin e kaluar dhe Kostiç që është jashtë projektit të Tiago Motës.

Me Nikon, Juventusi tashmë ka një marrëveshje për një kontratë deri në vitin 2029 për 3.6 milionë euro në sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat