Ish-futbollisti i Dinamos po shkëlqen me Sherifin në Moldavi

Futboll

Ish-futbollisti i Dinamos po shkëlqen me Sherifin në Moldavi

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 19:11
FC Sherifi

Ish-lojtarët e Dinamos, Alesio Mija dhe Zhoselin Behiratçe,po luajnë titullarë me Sherifin e Tiraspolit në Moldavi, kukaluan në merkaton e verës.

Në ndeshjen e fundit që Sherifi fitoi 1-0 ndaj një rivali direkt, si Petrokub, ishte Mija aiqë shënoi golin e fitores mekokë në pjesën e dytë, duke ubërë protagonist shumë shpejt me këtë skuadër.

Ish-dinamoviti po aktivizohet rregullisht teskuadra e njohur moldave nëpozicionin e mesfushorit, që e kabërë shpesh edhe te skuadra blu, ku kishte kaluar gjithë karrierën, para se të shkonte në Moldavi.

Edhe mbrojtësi Behiratçe ështënjë titullar i padiskutueshëm nëformacionin e Sherifit dhe po paraqitet mirë.

Në fakt, shumënga lojtarët që lanë Dinamon në verë duket se kanë gjeturveten me skuadrat e reja. I tillë është edhe rasti i sulmuesvekosovarë Tahiri dhe Tusha, të cilët nuk patën hapësira meblutë, por janë titullarë në Kosovë me Llapin dhe Dritën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat