Përzgjedhësi i Islandës nuk ka dilemë

Futboll

Përzgjedhësi i Islandës nuk ka dilemë

Nga: K. G. Më: 4 shtator 2024 Në ora: 23:39
Hakon Haraldsson

Mali i Zi ka probleme me lëndimet para fillimit të Ligës së Kombeve, por e njëjta situatë është edhe me rivalin e parë të tyre, Islandën.

Tashmë dihej se sulmuesi i ri i Fiorentinës, Albert Gudmunson do të mungojë në ndeshjet me kombëtaren e Malit të Zi (të premten, 20:45) dhe me Turqinë tre ditë më pas, dhe selektori i Islandës, Age Hareide mbeti pa një tjetër lojtar të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Hakon Haraldsson, anësorin e Lilles, i cili u largua nga kampi i Islandës për shkak të dëmtimit.

“Nëse luajmë në nivelin e shumë ndeshjeve të mëparshme, mendoj se kemi një rast të mirë për të mundur Malin e Zi.

Ndeshja kundër Turqisë do të jetë ndryshe, por ndeshja e radhës është gjithmonë më e rëndësishmja dhe duhet të shikojmë se si t'i marrim tre pikët”, tha Hareide.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat