Hebaj befason me të ardhmen

Futboll

Hebaj befason me të ardhmen

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 23:03
Rubin Hebaj

Sulmuesi shkodran, Rubin Hebaj nuk është më lojtar i Al Orobah në Arabinë Saudite. 26-vjeçari vendosi që të mbyllte aventurën me këta të fundit vetëm pas 6 muajsh, për të nisur një të re në Tunizi. 

Hebaj është prezantuar ditën e sotme, si lojtari më i ri i CS Sfaxien. Një ekip nga Tunizia që militon në elitën e futbollit vendas dhe kap vlerën e 10.2 milionë euro në “Transfermarket”. Me klubin tunizian, Rubin Hebaj ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. 

Në Superiore, sulmuesi ka mbajtur veshur fanellën e Vllaznisë, Partizanit dhe Teutës.

Gjithashtu, Hebaj ka pasur aventura në Ukrainë, Slloveni, Uzbekistan dhe Maqedoninë e Veriut. 

Hebaj bëhet kështu futbollisti i parë shqiptar që do të militojë në kampionatin tunizian të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat