Anglia ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Finlandës, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Wembley" në Londër.
Vendasit ndalën tre pikë dhe renditen në vend të dytë me 6 pikë sa ka edhe lideri i grupit Greqia në Grupin 2 të Ligës B të Kombeve.
Futbollisti Harry Kane ka shënuar në minutën e 57-të e 76-të.
Finlanda zë vendin e fundit pa pikë.