Skuadra e Chelseat gjatë këtij vikendi luan ndeshjen e javës së katërt në Premier League, ku si kundërshtar do ta ketë Bournemouthin.
Trajneri, Enzo Maresca doli në konferencë për media dhe foli rreth të lënduarve.
Tre lojtarë kryesor do të mungojnë në këtë ndeshje, përfshi këtu: Reece James, Malo Guson dhe Romeo Lavia.
“Reece James nuk është gati, atij i duhet më shumë kohë.
“Malo Gusto është jashtë për ndeshjen e nesërme.
“Romeo Lavia është shumë afër, shpresojmë ta kemi në ndeshjen tjetër”, u shpreh trajneri italian
Kujtojmë që Chelsea udhëton nesër në Bournemouth, ndeshje kjo që zhvillohet nga ora 21:00 (e shtunë).