Vora është rikthyer te fitorja pas asaj humbje të thellë në Vlorë. Dje vorakët triumfuan ndaj Valbonës, 2-1. Pavarësisht ngushtësisë së rezultatit, Vora nuk e diskutoi fitoren. Ajo ishte gjithnjë në epërsi dhe shënoi nga një gol në çdo pjesë.
Fillimisht ishte Dajan Shehi që me kokë zhbllokoi shifrat, 4 minuta para fundit të pjesës së parë.
Më pas ishte Manfredas Ruzgis ai që shënoi golin e sigurisë për vorakët. Tropojanët bën më shumë volum loje, teksa pasimet ishin të sakta në të shumtën e rasteve duke ia vështirësuar fitoren Vorës, teksa shkurtoi diferencën me anë të kolumbianit Kamilo.
Të dy skuadrat e nisën takimin me nga dy mungesa të rëndësishme, Imami e Lika te Vora dhe Rosaj e Vidrica te Valbona. Vora e pati të vështirë të depërtonte në zonën e Valbonës, pasi gjatë 45 minutave të para tropojanët luajtën me 5 mbrojtës. Ruzgis, Ntepe, Shehi e Geci krijojnë disa raste në portën e Valbonës, por pa e mposhtur portierin Foralb Hoxha.
Në minutën e 41-të nga një goditje këndi, Shehi kërcen mbi të gjithë dhe shënon. Me golin e tij u mbyll pjesa e parë. Dy minuta pasi nis fraksioni i dytë, Ruzgis dyfishon duke finalizuar asistin e Anenit. Në minutën e 65-të Valbona shkurton diferencën me anë të kolumbianit Kamilo që realizon një super gol. Tropojanët rrezikojnë edhe disa herë të tjera duke iu afruar barazimit. Vlen të përmendet rasti i minutës 8, kur Kovaçi goditi shtyllën. I gjithë takimi mbyllet me fitoren e Vorës 2-1.
Zv.trajneri i Valbonës- Osman Qelia, zv.trajneri i Valbonës, pas ndeshjes, për “Panorama Sport” u shpreh: “Valbona luajti si e barabartë ndaj një pretendenti si Vora. Ishte një humbje që edhe mund të evitohej, mund ta mbyllnim në barazim, por shtylla ndali gjuajtjen e Kovaçit.
Kam vërejtje për gjykimin. Arbitri ndikoi pak në verdiktin e lojës. Ishin dy 11-metërsha, që nuk na u dhanë. Me zëvendësimet e bëra treguam efikasitet. Krijuan shumë raste, sidomos në 6 minutat e fundit, kur edhe mund të barazonim.