Trossard pritet të luajë në qendër të mesfushës për Kombëtaren belge

Futboll

Trossard pritet të luajë në qendër të mesfushës për Kombëtaren belge

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 13:23
Leandro Trossard

Leandro Trossard pritet të luajë në qendër të mesfushës për Kombëtaren belge në mungesë të Kevin De Bruyne, sipas trajnerit Domenico Tedesco.

Belgjika tashmë është grumbulluar për të përballuar Italinë në Romë të enjten dhe më pas Francën në shtëpi të hënën.

Megjithatë, Trossard ka theksuar se pozicioni i tij nuk është diskutuar ende me trajnerin.

"Kjo ende nuk është diskutuar me trajnerin, por do të bëhet e qartë sot ose nesër", ka thënë Trossard në një konferencë për shtyp të martën.

Pavarësisht pasigurisë mbi pozicionin e tij, Trossard ka theksuar rëndësinë e luajtjes në rolin e tij të preferuar.

"Ende nuk e di se në çfarë pozicioni do të luaj, por gjithmonë është mirë të luash në pozicionin tënd më të mirë. Në Kampionatin Evropian, për shembull, më duhej të mbuloja shumë role", është shprehur ai.

Trossard, i cili ka qenë në formë të shkëlqyer me Arsenal, shpreson të sjellë këtë formë edhe në përfaqësuesen belge për ndeshjet e Grupit A2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat