Sylvinho zbulon nesër listën e lojtarëve të grumbulluar

Futboll

Sylvinho zbulon nesër listën e lojtarëve të grumbulluar

Më: 14 mars 2025 Në ora: 20:35
Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo do të publikojë ditën e shtunë listën e lojtarëve, të cilët do të grumbullohen në kuadër të përgatitjeve të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026.

Në orën 11:00 në “Shtëpinë e Futbollit” do të zhvillohet konferenca për mediat ku Silvinjo do tju përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me emrat e thirrur, por edhe për synimet e këtij kapitulli të ri.

Pas ndeshjeve të fundjavës me klubet e tyre, kuqezinjtë do të nisin grumbullimin ditën e hënë në “Shtëpinë e Futbollit”.

Rikujtojmë që Kombëtarja ndodhet në Grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Padyshim që Anglia është favoriti kryesor për kreun, ndërsa Shqipëria do ta nisë nga “Uembli” këtë rrugëtim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat