Ancelotti për Pazin: Mbetet i yni, po e përcjellim përparimin e tij

Futboll

Ancelotti për Pazin: Mbetet i yni, po e përcjellim përparimin e tij

Më: 19 mars 2025 Në ora: 20:49
Fabregasit e Paz

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thurur lavde për talentin argjentinas, Nico Paz, të cilin Reali e shiti vitin e kaluar te Como.

Ai po shkëlqen nën urdhrat e Cesc Fabregasit, dhe duket që kjo mund ta bindë kampionin e Spanjës, Evropës dhe Botës që ta aktivizojë klauzolën e riblerjes.

Nico Paz është lojtari ynë, ne po e monitorojmë vazhdimisht progresin e tij në Itali… do të vendosim për të ardhmen e tij në fund të sezonit”, ka thënë Ancelotti.

“Ai po performon shumë mirë te Como, por për këtë nuk kishim asnjë dyshim. Ai është një lojtar shumë i mirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat