Tudor e nis me krenari aventurën te bardhezinjtë

Futboll

Tudor e nis me krenari aventurën te bardhezinjtë

Më: 25 mars 2025 Në ora: 19:03
Igor Tudor

Igor Tudor ka marrë frenat e Juventus pas shkarkimit të Thiago Motta me bindje të madhe dhe siguri për të qenë njeriu i duhur në kohën e duhur. Dje ai drejtoi seancën e tij të parë stërvitore me lojtarët e mbetur në Torino.

Synimi i trajnerit të ri është të rizgjojë krenarinë e një grupi të dëshpëruar nga eliminimet thumbuese në Champions League dhe Kupën e Italisë si dhe humbjet ndaj Atalanta dhe Fiorentina.

“Ne jemi Juventus, duhet tregojmë në fushë se jemi të denjë për këtë fanellë”, ishte thelbi i fjalëve të para të Tudor drejtuar skuadrës.

Objektivi që është kualifikimi në Champions League nuk mund të mungojë dhe për ta arritur atë trajneri është mbështetur menjëherë në aftësitë e tij si komunikues dhe motivues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat